Foden dhe James me rivalitet se jo mahi, nga fëmijëria deri në finalen e Ligës së Kampionëve kundër njëri-tjetrit

Foden dhe James me rivalitet se jo mahi, nga fëmijëria deri në finalen e Ligës së Kampionëve kundër njëri-tjetrit

Rivalitet i mesfushori me tipare sulmuese, Phil Foden, dhe mbrojtësit, Recce James, është njëri nga më interesantët në finalen e Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Enigma.



Finalja e Ligës së Kampionëve mes Chelseat dhe Manchester Cityt ka dhuruar një rivalitet shumëvjeçar me dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për talentet anglez, Foden të Cityt dhe James të Chelseat.

Këta dy lojtarë luajnë kundër njëri-tjetrit që nga ekipet e grupmoshave të reja të klubeve përkatëse.

Një fotografi e vitit 2008 po bënë bujë të madhe në rrjetet sociale, pasi këta të dy po ndeshen edhe sot në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, edhe pse rivalë në fushën e lojës, dyshja Foden dhe James janë miq të mirë në ekipin kombëtar të Anglisë./Gazeta Enigma/

Related Articles