Veteranët e akuzuar që kërkonin publikimin e listave të veteranëve tash kërkojnë dëmshpërblim nga gjykata

Veteranët e akuzuar që kërkonin publikimin e listave të veteranëve tash kërkojnë dëmshpërblim nga gjykata

Para gjashtë vjetëve ish-ushtarët e UÇK-ës kërkonin publikimin e listave dhe zbatimin e Ligjit për Veteranët, raporton Gazeta Enigma.

Këta të fundit atëbotë duke larguar rrethojat e qeverisë u arrestuan nga policia. E për dëmet e shkaktuara, 11 veteranë u akuzuan nga Gjykata Themelore në Prishtinë për çka disa herë dolën në gjykatë.

Pikërisht gjashtë vjet pas kësaj ngjarje, Gjykata Themelore ka lëshuar aktvendimin që të pushohet procedura penale.

Por, me kaq nuk po mjaftohen të akuzuarit që tani po kërkojnë dëmshpërblim.

E për krejt këtë çështje, avokatët mbrojtës të rastit “Veteranët” kanë përgatitur një padi ndaj qeverisë, Këshillit Prokurorial, si dhe policisë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles