Wesley Fofana po dëshiron me çdo kusht që t’i bashkohet Chelseat këtë verë dhe tashmë ka njoftuar edhe skuadrën e Leicester Cityt për vendimin e tij, ka njoftuar “The Sun” të martën.
Thuhet se Fofana i ka kërkuar Leicesterit ta pranojë ofertën e Chelseat, të cilën e ka refuzuar më herët. Chelsea kishte ofruar 75 milionë euro për 21-vjeçarin, por Leicesteri po kërkon edhe dhjetë milionë më shumë për kartonin e Fofanas.
Francezi që vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në Premier League, po shihet si përforcim i madh te Chelsea për repartin defensiv.
Ai ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027 dhe këtë sezon ka regjistruar dy paraqitje në kampionat.