Të gjitha klubet njëzëri i urojnë shërim lojtarit të Gjilanit 

Të gjitha klubet njëzëri i urojnë shërim lojtarit të Gjilanit 

Oltion Bilalli, futbollisti i Gjilanit, pësoi një lëndim serioz në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pasi u godit aksidentalisht gjatë një dueli me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.  

Pas incidentit, Bilalli u largua me urgjencë nga fusha dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. 

Drejtori i klubit të Gjilanit, Syart Rrahmani, konfirmoi gjendjen e lojtarit, duke treguar se Oltioni ka gjakderdhje të brendshme në kokë, por sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. 

Pas lajmit, të gjitha klubet e Superligës së Kosovës, por edhe ato të Ligës së Parë, janë solidarizuar dhe i kanë uruar shërim të shpejtë yllit të Gjilanit përmes postimeve në rrjetet sociale dhe mesazheve publike. 

Ky gjest tregon edhe një herë unitetin dhe humanizmin që ekziston përtej rivaliteteve në futbollin kosovar. 

Related Articles