Forcat izraelite në Bregun Perëndimor nën pushtim plagosën 2 fëmijë palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dëshmitarët theksuan se forcat izraelite kryen bastisje dhe kontrolle në shumë shtëpi në qytetin Al-Bireh në afërsi të Ramallahut.
Forcat izraelite përdorën plumba plastikë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve që reaguan ndaj bastisjes.
Në një deklaratë nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se 2 fëmijët palestinezë të moshës 16-vjeçare u plagosën me plumba plastikë.
Njëri nga fëmijët palestinezë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur është plagosur në kokë nga një plumb plastik dhe se gjendja e tij është e rëndë. /Gazeta Enigma.