Forcat ajrore ruse e kanë marrë kontrollin në Aeroportin “Antonov”, rreth 25 milje larg qendrës së kryeqytetit Kiev, raporton CNN.
Gazetari i këtij televizioni amerikan, Matthew Chance, raportoi se trupat kanë shirita ngjyrë zi e portokalli në krahë të uniformave për t’u identifikuar si ushtarë rusë, përcjell Gazeta Enigma.
BREAKING — Russian airborne troops have captured the Antonov airport near Kyiv, Ukraine: CNN pic.twitter.com/lruA0BuBW9— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) February 24, 2022
Komandanti i njësisë i tha televizionit CNN se ekziston një luftim, me gjasë me ushtrinë ukrainase, për të cilin tha se po mundohet që të organizojë kundërsulm në përpjekje për ta rikthyer kontrollin e aeroportit.