Punëtorët e “Ferronikelit”: Kërkojmë trajtim të njëjtë si kompanitë tjera

Punëtorët e “Ferronikelit”: Kërkojmë trajtim të njëjtë si kompanitë tjera

Punëtorët e kompanisë “Ferronikeli”, kanë zhvilluar aksion para ndërtesës së Qeverisë, me ç’rast thanë se kërkesa e tyre është që të trajtohen njëjtë si bizneset tjera.

Abedin Haxhiu, nënkryetar i Sindikatës së punëtorëve të “Ferronikelit”, ka thënë se kërkesa e tyre është që të trajtohen njëjtë si bizneset tjera. Tha se janë kontribuuesit e barabartë si kompanitë tjera.

“Nuk po kërkojmë që të na u falet energjia por po kërkojmë që të na trajtoni si bizneset e tjera që po e konsumojnë këtë resurs energjetik. Ne jemi kontribues të barabartë të zhvillimit të vendit dhe kërkojmë të njëjtin standard të plotësimit si bizneset e tjera. Deri më tani Qeverisë ju kemi drejtuar shumë herë me shkresë për mbështetje por kemi mbetur pa përgjigje”, tha Haxhiu.

“Nëse nuk plotësohen kërkesat do të tentojmë me një presion më ta madh se kështu nuk po na merr askush parasysh. Nuk duam me thy dhe me shkatërrua por po na detyrojnë edhe për atë”, përfundoi ai.

Related Articles