Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se pas betejave të rënda dhe humbjeve të konsiderueshme, pushtuesit rusë u ndalën pranë Konotop, qytet ky në rajonin Sumy në verilindje të Ukrainës.
Sipas njoftimit të tyre, ata kanë mbetur pa karburant, ku tankistët po ecin me bombola duke u përpjekur të blejnë karburante.
Po ashtu thuhet se ushtarët rusë po kërkojnë ushqim nga qytetarët ukrainas, ku forcat e armatosura kanë thënë se nuk japin rekomandime sa i përket ushqimit të ushtarëve rus.
“Në lidhje me ushqimin e ushtarëve rusë, ne nuk japim rekomandime. Ju i dini gjithçka vetë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre./GazetaEnigma/