Sonte zhvillohet super ndeshja, gjysmëfinalja e parë në UEFA Champions League mes AC Milan dhe rivalit lokal, Inter.
Dy skuadrat kanë disa mungesa të mëdha për këtë ndeshje. Te “Kuqezinjtë” me shumë gjasa mund të mungoj anësori portugez, Rafael Leao – i cili u lëndua në ndeshjen e kaluar në Serie A.
Përveç Leaos te ekipi i Stefano Piolit tashmë dihet mungesa e dy lojtarëve: Zlatan Ibrahimovic dhe Pobega.
Kurse te ekipi i Inzaghit mungesat janë këto: Dalbert dhe Skriniar, dyshja D’Ambrosio dhe Gosens janë në dyshime shkaku i lëndimeve.
Kujtojmë që ndeshjen e fundit që këto dy skuadra e luajtën njëra me tjetrën u mbyll me fitore të Interit me rezultatin minimal 1 me 0.