Formacionet zyrtare: Angli – Hungari

Formacionet zyrtare: Angli – Hungari

Sonte luhen duelet e radhës në kualifikimet e Kupës së Botës.

Kombëtarja e Anglisë do të luajë më Hungarinë nga ora 20:45.

Pas shtatë ndeshjeve të para në grupin I, Anglia prin me 19 pikë, kurse Hungaria zë vendin e katërt me 10 sosh.

Anglezët sonte duan të vazhdojnë me fitore që të ruajnë bilancin pozitiv, kurse hungarezët kërkojnë vetëm fitore që të mbajnë gjall shpresat për pozitën e dytë që dërgon në “Play-Off”.

Këto janë formacionet e të dyja kombëtareve:

Angli: Pickford, Foden, Grealish, Kane, Mings, Mount, Rice, Shaw, Sterling, Stones, Walker.

Hungari: Gulacsi, Kecskes, Lang, Nagy, Nego, Sallai, Schaferm Schon, Szalai, Szoboszlai

Kujtojmë që ky takim është i vlefshëm veçmas për Hungarinë e cila duhet të presë ndonjë gabim kardinal apo barazim eventual të dy skuadrave, Shqipërisë e Plonisë, për t’i siguruar vetes pak shpresë dhe shumë të papritura në dy xhirot e fundit, për një kualifikim të mundshëm, pasi tashmë, veçmas pas humbjes ndaj Shqipërisë, ka humbur pothuajse edhe gjasat teorike për pozitën e dytë.

Në anën tjetër Anglia shpreson që me fitore eventuale të konfirmoj pozitën e parë, që me automatizëm e kualifikon për Qatar, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles