Shqipëri – Poloni, ja formacionet zyrtare, ky është vendimi i Rejës për Brojën

Shqipëri – Poloni, ja formacionet zyrtare, ky është vendimi i Rejës për Brojën

Shqipëria do të përballet sot me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kuq e Zinjtë e presin Poloninë në “Air Stadium Albania” për ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan Gazeta “Enigma”.

Shqipëria ka rastin e artë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori të futbollit shqiptar.

Skuadra e Edi Rejës ndodhet e 2’ta në tabelë aktualisht me 15 pikë të grumbulluara nga 7 ndeshjet e para, një më shumë se kundërshtari direkt Polonia e cila pozicionohet në vendin e 3’të në tabelë me 14 pikë.

Para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare:

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.

Polonia: Szczesny, Davidovics, Bednarek, Glik, Pucarz, Jozviak, Krycoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Lewandowski.

Related Articles