Ekipi i Thomas Tuchel luan sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve. Chelsea është mysafirë i Malmos në sfidën që luhet nga ora 18:45.
Pas tri xhirove të para në grupin H, Chelsea ndodhet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, ndërsa Malmo është e fundit pa asnjë pikë.
‘The Blues’, lloigariten favorit apsolut të marrin fitoren e radhës, ndërsa Malmo do të tentojë të shkaktojë befasi.
Formacioni i Malmos: Dahlin, Rieks, Rakip, Pena, Colak, Ahmedhodzic, Innocent, Nielsen, Brorsson, Berget, Nanasi
Formacioni i Chelseas: Mendy, Rudiger, Alonso, Christensen, Jorginho, Silva, Loftus-Cheek, Hudson-Odoi, Ziyech, Azpilicueta, Havertz