Giuseppe Meazza është arena e kryendeshjes së mbrëmjes së dytë në raundin e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ku ndeshen Interi dhe Bayern Munichu.
Dy gjigantët e futbollit evropian janë në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’ – Grupi C, pjesë e të cilit është edhe Barcelona dhe Viktoria Plzen.
Strategët Simone Inzaghi dhe Julian Nagelsmann do t’i shpalosin taktikat e tyre përmes lojtarëve që i kanë zgjedhur në ekipet startuese.
Formacioni startues i Interit: Onana; Skriniar, D’Ambrosio, Bastoni; Dumfries, Mkhitaryan, Brozovic, Çalhanoglu, Gosens; Lautaro Martinez, Dzeko.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, De Ligt, Lucas Hernandez, Davies; Kimmich, Sabitzer; Sane, Muller, Coman; Sadio Mane.
