Formacionet zyrtare: Inter dhe Juve zhvillojnë Derby d’Italia

Formacionet zyrtare: Inter dhe Juve zhvillojnë Derby d’Italia

Në Giuseppe Meazza zhvillohet derbi më i zjarrtë në futbollin italian, ndërmjet Interit dhe Juventusit, në kuadër të javës së nëntë të Serie A.

Nerazzurrët qëndrojnë në vend të tretë në renditje me 17 pikë, nga pesë fitore, dy barazime dhe një humbje.

Bianconerët e filluan keq sezonin, mirëpo tashmë janë konsoliduar dhe kanë arritur në kuotën e 14 pikëve, me katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Strategët Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri i kanë përgatitur taktikat, me të cilat do ta fillojnë këtë derbi të madh në Serie A.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez.

Formacioni i Interit

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Bernardeschi, Locatelli, McKennie, Alex Sandro; Kulusevski, Morata.

Formacioni i Juventusit

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Bernardeschi, Locatelli, McKennie, Alex Sandro; Kulusevski, Morata.

Related Articles