Formacionet zyrtare: Juventusi kërkon fitoren e parë ndaj Spezias

Formacionet zyrtare: Juventusi kërkon fitoren e parë ndaj Spezias

Juventusi është mysafir i Spezias në ndeshjen e xhiros së pestë në Serie A në takimin që zhvillohet në Stadio Alberto Picco.

Zonja e Vjetër ka shënuar një prej fillimeve më të dobëta në histori të klubit, ndërsa ka regjistruar dy barazime dhe dy humbje në katër javët e para dhe është akoma në kërkim të fitores së parë në këtë edicion në kampionatin italian.

Në anën tjetër, Spezia ka arritur një fitore, një barazim dhe dy humbje, ashtu që numëron katër pikë.

Trajnerët Thiago Motta dhe Massimiliano Allegri i kanë gati skuadrat, me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Spezias: Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, Sergi Ferrer; Bastoni, Bourabia; Verde, Maggiore, Gyasi; Antiste.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, De Ligt, De Sciglio; Chiesa, Bentancur, Rabiot, McKennie; Dybala, Kean.

Related Articles