Lojtarët shqiptarë që shkëlqyen, Rashica, Vrioni, Gjymshiti e Broja

Lojtarët shqiptarë që shkëlqyen, Rashica, Vrioni, Gjymshiti e Broja

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka shënuar dy herë në fitoren Tirolit ndaj Altach, që u mbyll me rezultatin 3-0, shkruan Gazeta Enigma.

Ndeshjet e së shtunës sollën disa paraqitje tejet atraktive të futbollistëve shqiptarë që luajnë në ligat prestigjioze europiane.

Milot Rashica luajti 82′ minuta në barazimin e Norwich City kundër Wolverhampton Vanderer, e cila u mbyllë pa fitues e pa gola, 0:0. Rashica u vlerësua ndër më të mirët në fushën e lojës.

Rashica në fanelën e Norwich City

Rashica u zëvendësua në minutën e 82-të, ndërsa faqja zyrtare e klubit, e ka zgjedhur në mesin e katër më të mirëve.

Rashica me vlerësime maksimale

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni vijon të shkëlqejë në kampionatin austriak, teksa pasditen e sotme ka shënuar dy herë në fitoren Tirolit ndaj Altach, që u mbyll me rezultatin 3-0.

Ai ka vuajtur nga një dëmtim për disa javë, por është kthyer fuqishëm në ndeshjet e fundit, ku e ka gjetur rrjetën rregullisht.

Vrioni zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12-të, pasi ekzekutoi saktë një penallti me klasë të lartë.

Me dy golat e sotme, Vrioni shkon në kuotën e 9 golave në kampionat, duke mbajtur pozitën e dytë.

Më mirë se sulmuesi shqiptar ka shënuar vetëm ylli i RB Salzburgut, Karim Adeyemi, që ka dërguar 11 herë topin në rrjetë.

Atalanta në rastin e parë serioz arriti të shënojë. Berat Gjimshti dha një pasim të mirë për Duvan Zapatan, i cili me tu futur në zonë me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Për 90 minuta në këtë ndeshje Liverpool 4-0 Sauthampton luajti edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili pati një paraqitje të mirë në nivel personal duke u notuar me 6.4./Gazeta Enigma/

Armando Broja

Related Articles