Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë, ka ndryshime prej ndeshjes kundër Qipros

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Greqisë, ka ndryshime prej ndeshjes kundër Qipros

Kombëtarja e Kosovës nesër do të zhvilloj një ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45. Në formacionin e mundshëm të ‘Dardanëve’ pretendohet të ndodhin katër ndryshime nga formacioni ndaj Qipros.

Interesimi është jashtëzakonisht i lartë për ndeshjen e nesërme të Kosovës kundër Greqisë, ku pas asaj paraqitje me ‘dy fytyra’ ndaj qipriotëve, i duhet dhe luan rol të madh edhe mbështetja e tifozëve për të synuar në fund një rezultat pozitiv.

Mesfusha e Kosovës ndaj Qipros la shumë për të dëshiruar dhe u kritikua shumë, si nga tifozët ashtu edhe nga analistët sportiv. Mirëpo, pritet që të bëhet një rokadë dhe nga minuta e parë të fillojnë Ibrahim Dresevic dhe Florent Muslija.

Ndërsa Betim Faziliji dhe Blendi Idrizi të besuarit e Alain Giresse në ndeshjen e parë pritet të fillojnë takimin nga banka rezervë.

Një ndër lojtarët më me emër në Kombëtare është Milot Rashica, por ato dy rastet e humbura ndaj Qipros në fund mund t’i kishin kushtuar shumë Kosovës, megjithatë fati ishte në anën e ‘Dardanëve’ dhe pastaj realizuan Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.

Pra, siç mund të kuptohet edhe Rashica pritet të filloj takimin nga banka rezervë dhe nga fillimi të startoj anësori i Reims, Arbër Zeneli, i cili në ndeshjet e fundit në kampionatin francez kishte luajtur në mënyrë perfekte, duke marrë parasysh që rikthehej nga një lëndim.

Për fund në mbrojtje nga fillimi pritet të luaj Benjamin Kololli dhe të zëvendësoi Fidan Alitin, i cili pati një paraqitje solide edhe pse nuk luajti në pozicionin e tij natyral në qendër të mbrojtjes. Ndërsa, Kololli vjen nga minutat e pakta me ekipin e tij Shimizu S-Pulse në Japoni, ku nga nëntë ndeshje ka luajtur vetëm 13 minuta.

Kosova pas përballjes me Greqinë do të pres përsëri në ‘Fadil Vokrri’ Irlandën Veriore më 9 qershor, kurse pas tre ditëve do të takohet përsëri me helvetikët, por tani në Greqi.

SHARE.

Related Articles