Theret me thikë një 35-vjeçar në Ferizaj

Theret me thikë një 35-vjeçar në Ferizaj

Një ngatërresë mes të rinjve ka përfunduar me të plagosur sot në Ferizaj.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një 35-vjeçar është therur nga një person.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Sipas informacioneve të para, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast. Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Related Articles