Është publikur formacioni zyrtar i kombëtares së Kosovës në përballjen me Sllovakinë.
Franco Foda, ka vendosur që të “zbarkojë” me këtë 11-she në fushë:
Në portë Muriq, Hajrizi, Dellova, Hajdari në qendër të mbrojtjes, në krah Gallapeni dhe Vojvoda, mesfushë, Muslija, Rexhbeçaj dhe Hoxha derisa në sulm Muriqi dhe Asllani.
Në rast të fitores sonte, “Dardanët” finalen e playoff-it do ta zhvillojnë më 31 mars, përballë fituesit të ndeshjes Turqia-Rumania.
