Foshnja e parë e lindur më 2022 në Fribourg të Zvicrës është shqiptare

Foshnja e parë e lindur më 2022 në Fribourg të Zvicrës është shqiptare

Foshnja e parë që ka lindur në vitin 2022 në kantonin e Firbourgut në Zvicër, është vajzë e lindur nga prindër shqiptarë.

Mevedete Fejzullahu u lind më 1 janar në orën 00:18 dhe është fëmija i tretë në familje.

Nëna e saj, Almira dhe babai Lulzimi jetojnë në Murten. Me lindjen e Mevedetes, çifti shqiptar zgjeroi familjen në tri vajza, pasi ata më herët kishin edhe dy vajza të tjera, Lauren 3 vjeç dhe Elenën një vit e gjysmë.

Mevedetja e vogël është fëmija i parë që pa dritën në repartin e maternitetit të spitalit kantonal në Fribourgut, përcjell albinfo.ch.

Mevedetja peshon 3.750 kilogram dhe është 49 centimetra e gjatë./Gazeta Enigma/

Related Articles