Aksidenti në Sallagrazhdë: Policia thotë se automjetin po e ngiste njëri nga tre fëmijët

Aksidenti në Sallagrazhdë: Policia thotë se automjetin po e ngiste njëri nga tre fëmijët

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentit e trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 16 e 30 në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc ku ka humbur jetën një 14-vjeçar dhe u lënduan dy të tjerë.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Vesel Gashit, i cili ka thënë se njëri nga këta fëmijë ishte duke ngasur veturën në momentin e aksidentit.

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren”.

“Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore. Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth 14 vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Gashi./Gazeta Enigma/

Related Articles