Foshnjën e lindur nën rrënoja në Siri kanë tentuar ta rrëmbejnë nga spitali – autoritetet e dërgojnë në një lokacion të sigurtë  

Foshnjën e lindur nën rrënoja në Siri kanë tentuar ta rrëmbejnë nga spitali – autoritetet e dërgojnë në një lokacion të sigurtë  

Foshnja e porsalindur siriane nën rrënojat e ndërtesave të shembura, familja e të cilës humbi jetën nga tërmeti shkatërrues, sipas mjekëve të spitalit është vendosur në një vend më të sigurtë.

Zyra e Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e Afrinit, ka ndërmarrë masat parandaluese për ta mbrojtur vajzën Aya nga rrëmbimi i mundshëm apo mashtrimet para se ta adoptojnë raporton BBC.

Të hënën erdhi deri te incidenti në spitalin ku po kujdeseshin për të, në rajonin që është nën kontrollin e rebelëve. Një teknik medicinal me dy burra të armatosur ka rrahur drejtorin e spitalit.

E Ministri i Shëndetësisë, Ahmad Haj Hasan ka demantuar pretendimet që janë shfaqur në rrjetet sociale, se bëhet fjalë për tentim rrëmbimi të vajzës së vogël, transmeton Telegrafi.

“Akuzat për rrëmbim janë të pakuptimta. Është një gjë e brendshme në spital dhe nuk ka lidhje me foshnjën”, tha Haj Hasan për BBC.

Deri më tani, qindra persona janë lajmëruar, dhe kanë shprehur gatishmërinë për ta adoptuar vajzën e vogël, e historia e saj ka bërë xhiron e botës.

Megjithatë, ministria e Shëndetësisë është e vendosur me vazhdimin e procesit të adoptimit.

Aya u soll në jetë nga e ëma pasi tërmeti shkatërrues goditi shtëpinë e saj në qytetin Jindires, ku si pasojë e ëma e saj humbi jetën. 

Related Articles