Fotografia e tyre u bë virale.
Motër e vëlla kishin ngecur ndër gërmadha si pasojë e tërmetit në veri të Sirisë.
Pamjet prekën thuajse zemrat e secilit njeri.
Pikërisht kjo u përshkrua si dashuria e madhe e motrës për të vëllanë.
Vogëlushja u përpiqej që ta mbronte të vëllain e saj duke ia vendosur dorën mbi kokë.
Por, më në fund të dy u nxorën nga gërmadhat nga ekipet e shpëtimit, pas 36 orësh, shkruan CNN.
Për ngjarjen ka folur edhe babai i vogëlushëve, Mustafa Zuhir Al-Sayed.
Ai tha se gruaja dhe tre fëmijët e tij ishin duke fjetur në orët e para të së hënës kur toka u lëkund me një tërmet 7.8 ballë, më i madhi që goditi rajonin në më shumë se një shekull.
“Ne ndjemë tokën duke u dridhur dhe rrënojat filluan të binin mbi kokën tonë dhe ne qëndruam dy ditë nën rrënoja,” tha ai.
“Kemi kaluar, një ndjenjë, një ndjenjë që shpresoj se askush nuk duhet ta ndjejë”.
I ngujuar nën rrënoja, Al-Sayed tha se familja e tij recitoi Kuranin dhe u lut me zë të lartë që dikush t’i gjente.
“Njerëzit na dëgjuan dhe ne u shpëtuam, unë, gruaja ime dhe fëmijët. Faleminderit Zotit, të gjithë jemi gjallë dhe falënderojmë ata që na shpëtuan”, tha ai.
Tani Mariam dhe Ilaaf, janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.