Franca dënon sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Franca dënon sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Ambasada e Francës ka dënuar me forcë sulmin terrorist të ndodhur mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ambasada thekson se sulmi ka pasur si target infrastrukturën kritike në Kosovë, duke shkaktuar dëme në një kanal uji në Zubin Potok, që është thelbësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe për funksionimin e termocentraleve të vendit, shkruan Gazeta Enigma.

“Sulmi duhet të hetohet dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë”.

“Ne falënderojmë edhe KFOR-in e EULEX-in për reagimin e tyre të shpejtë dhe mirëpresim koordinimin me qeverinë e Republikës së Kosovës”, u tha në reagimin e Ambasadës së Francës në Prishtinë./GazetaEnigma/

Related Articles