Franca do t’i sigurojë pajisje mbrojtëse Ukrainës

Franca do t’i sigurojë pajisje mbrojtëse Ukrainës

Franca do t’i ofrojë pajisje mbrojtëse Ukrainës, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron. Nuk u dhanë detaje për mediat se çfarë pajisje do të jenë.

Macroni shkroi se Franca do t’i ofrojë Ukrainës një ndihmë buxhetore prej 300 milionë eurosh dhe material mbrojtës, raporton CNN.

Franca më herët nuk ka ofruar armë për Ukrainën por ndihma humanitare dhe buxhetore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka apeluar qytetarët të marrin armët kundër trupave ruse./GazetaEnigma/

Related Articles