Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores me rezultat 3-1 ndaj Polonisë, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Kylian Mbappe me një asist dhe dy gola duke qenë lojtari i ndeshjes.
Olivier Giroud shënoi për 1-0 në minutën e 44-të pas asistimit të Mbappes duke u bërë golashënuesi më i mirë i Francës me 52 gola.
Mbappe shënoi për 2-0 një supergol në minutë ne 74-të pas asistimit të Dembeles.
Për 3-0 shënoi përsëri Mbappe në minutat shtesë me një goditje të fortë.
Në fundin e takimit Lewandowski shënoi për 3-1 nga penalltia.