Franca po u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Portugali dhe Spanjë pas rritjes së rasteve të reja me variantin Delta të COVID-19.
Qeveria thotë se nuk ka përjashtuar vendosjen e kufizimeve të udhëtimit në të dy vendet, shkruan Euronews.
“Për ata që nuk kanë rezervuar ende pushimet e tyre, shmangni Spanjën dhe Portugalinë në planet tuaja,” tha Clément Beaune, Sekretari Francez i Shtetit për Çështjet Evropiane.
“Kjo është një këshillë dhe një rekomandim për të cilin unë insistoj. Është më mirë të qëndrosh në Francë ose të shkosh në vende të tjera. Por këtu kemi një situatë shqetësuese, veçanërisht në Portugali, e cila për fat të mirë po merr masa”.
Njoftimi francez është në kontrast me vendimin e fundit të Gjermanisë për të lehtësuar kufizimet mbi njerëzit që vijnë nga Portugalia.
Qasjet e ndryshme nxjerrin në pah mospërputhjet e vazhdueshme në udhëtimet midis vendeve anëtare në BE, pavarësisht nga lëshimi i certifikatës së udhëtimit COVID në BE./Gazeta Enigma/