Votuesit në Francë kanë dalë për raundin e dytë të zgjdhjeve parlamentarë këtë të dielë.
Pjesëmarrja ishte 26.3% rreth mesditës, nga 18.99% gjatë raundit të dytë të votimit në 2022, tha Ministria e Brendshme, raporton Reuters, përcjellë Gazeta Enigma.
Ky ishte niveli më i larë i pjesëmarrjes në mesditë që nga viti 1981, janë shperhur anketuesit Harris Interactive dhe Ipsos.
Sondazhet e fundit kanë parashikuar që RN të fitojë shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare, mirëpo është parashikuar se mund të mos ketë një shumicë absolute. /Gazeta Enigma