“Fshati Miresh i duartrokiti programit të PDK-së dhe do ta nënshkruaj fitoren tonë me 17 tetor”

“Fshati Miresh i duartrokiti programit të PDK-së dhe do ta nënshkruaj fitoren tonë me 17 tetor”

Partia Demokratike e Kosovës së bashku me kandidaten e tyre për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, kanë vizituar fshatin Miresh të kësaj komune.

Nga PDK në Gjilan thonë se në takim me banorët e fshatit Miresh, panë një mobilizim mjaftë të mirë për zgjedhjet lokale 2021.

Komunikata e plotë:

Nder dhe kënaqësi që sot vizituam fshatin e bukur të Mireshit ku bashkë me kandidatin e listës fituese, Ekrem Kryeziu dhe me banorët e këtij lokaliteti, pamë një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren që na pret më 17 tetor.

Mireshi njihet për mrekullinë që ka dhe për ndryshimet e mëdha që banorët e këtij fshati i kanë bërë ndër vite në të gjitha fushat dhe kjo do të vërtetohet këtë të diel, kur Gjilani do të futet në histori duke e bërë për herë të parë një grua kryetare.

Iu premtova banorëve të Mireshit, se si kryetare e ardhshme e Gjilanit ky fshat i do të jetë nën fokusin e Qeverisjes tonë për një zhvillim më të mirë ekonomik, shëndetësor dhe arsimor.

Bashkë ia dalim!

Partia Demokratike e Kosovës-Gjilan

Hapësirë e sponsorizuar

Related Articles