“FSK dhe Partnerët 2024” mban emrin konferenca vjetore ndërkombëtare e cila do të organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.
Sipas një njoftimi të lëshuar konferenca do të mbahet të mërkurën, më 2 tetor 2024 dhe është paraparë që të filloj nga ora 09:00.
Pjesëmarrësit në këtë konferencë do të jenë përfaqësues të lartë shtetërorë, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës. /Gazeta Enigma
“FSK dhe Partnerët 2024” – Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare
