FSK-ja do të mbajë ushtrime në Mitrovicë gjatë tri ditëve të ardhshme, apel banorëve që t’i reduktojnë lëvizjet

FSK-ja do të mbajë ushtrime në Mitrovicë gjatë tri ditëve të ardhshme, apel banorëve që t’i reduktojnë lëvizjet

Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbajë ushtrime gjatë tri ditëve të ardhshme në fshatrat Bajgorë, Bare dhe Gumnisht të Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna përmes një postimi që ka shpërndarë në faqen zyrtare, ku apelohet te qytetarët që të reduktojnë lëvizjet gjatë këtyre ditëve.

“Të nderuar banorë të fshatërave Bajgorë, Bare dhe Gumnisht: ju njoftojmë se me datë 26.02.2025, 27.02.2025 dhe me 28.02.2025, pjesëtarët e FSK-së do të realizojnë ushtrime në këto fshatra. Ju lutemi të keni kujdes dhe t’i reduktoni lëvizjet në këtë periudhë kohore”, thuhet në apelin e komunës.

Related Articles