FSK nderon viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001

FSK nderon viktimat e 11 shtatorit të vitit 2001

Këtë të enjte Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporrton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook njësitë e FSK-së kanë njoftuar se “kanë ulur flamujt në gjysmë shtize në të gjitha kazermat, duke kujtuar kështu tragjedinë që tronditi botën 24 vite më parë”.

“FSK dhe populli i Kosovës do të jenë për herë, në krah të miqve tan në ditë të vështira e në ditë festash”, thuhet në postimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles