FSK realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten

FSK realizon për herë të parë Kursin e Karrierës për Kapiten

Shkolla e Oficerëve, pjesë e Akademisë së Mbrojtjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka filluar realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten për herë të parë.

Ky kurs synon të ofrojë trajnim të avancuar për ushtarët dhe të përgatisë kapitenët për detyra më të larta në strukturat ushtarake, shkruan Gazeta Enigma.

Kursi ka për qëllim zhvillimin e aftësive taktike, teknike dhe të udhëheqjes për oficerët, dukë i përgatitur ata për udhëheqje në nivel kompanie dhe për operacione të përbashkëta.

“Ky kurs është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e oficerëve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e udhëheqjes në mjedise operacionale”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Facebook./GazetaEnigma/

Related Articles