Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot i janë adresuar me kërkesa të veçanta presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të Parlamentit Glauk Konjufca si dhe kryeministrit Albin Kurti për takim urgjent.
Nga kjo sindikatë kanë thënë se është koha e fundit për të reflektuar krerët e shtetit, duke paralajmëruar masa sindikale pas 13 shtatorit.
“Është koha e fundit të reflektojnë krerët e shtetit, çka është mjaft është mjaft. Ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqata sindikale, odat e profesionistëve shëndetësor ku do të bashkërendohen aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 Shtator 2021”, është thënë nga FSSHK.
Kujtojmë që FSSHK ka kërkuar nga Qeveria që t’i rris shtesat e punëtorëve shëndetësorë së paku në 300 euro.
Po ashtu, nga kjo Federatë kanë paralajmëruar padi ndaj Qeverisë nëse një gjë e tillë nuk bëhet.