Ftoftë e reshje bore, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Ftoftë e reshje bore, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Mot i butë dhe ndryshueshëm në fundjavë, me vransira, diell e riga lokale shiu.

Nga e hëna mbrëma më ftohtë dhe priten reshje bore edhe në vise të ulëta.

27.11 – Kryesisht me vransira dhe jo aq ftohtë. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

28.11 – Butë me vransira e intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Deri në mbrëmje vransirat shtohen, ku priten edhe të reshura shiu.

29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen në borë.

30.11 – Ftohtë, në mëngjes vazhdojnë vende-vende reshjet e borës. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.

1.12 – Vransira dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë e me ngrica.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 4C deri 6C, e ditën e martë e mërkurë zbresin në -1C dhe -3C. Ndërkaq temperaturat maksimalet në fundjavë shënojnë rritje deri në 13C, e të martën zbresin deri në 2C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu 5-12m/s, e nga e hëna mbrëma ndryshon kahjen nga veriu.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles