Fundi i koncerteve të famshme të Adele në Gjermani, këngëtarja jep një lajm ekskluziv

Fundi i koncerteve të famshme të Adele në Gjermani, këngëtarja jep një lajm ekskluziv

Videot nga koncertet e saj janë bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Mimika të ndryshme, emocione, shumë muzikë dhe interaktivitet me audiencën ishte gjithçka që i karakterizoi koncertet e këngëtarës së njohur Adele.

Ajo ka përfunduar këtë cikël koncertesh në Gjermani.

Aty ajo dha edhe një lajm ekskluziv dhe jo shumë të mirë për përkrahësit e saj, ajo do të marrë një pushim nga muzika, dhe bëhet fjalë për një pushim të gjatë.

Pas performancave të saj në Evropë, këngëtarja e njohur do të udhëtojë në Las Vegas për një tjetër raund koncertesh nga data 25 tetor deri më 23 nëntor që sikurse njoftoi do të jetë i fundit për një kohë tepër të gjatë.

“Kam 10 koncerte për të bërë, por pas tyre nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë dhe do t’ju mbaj plot dashuri në zemrën time”, tha Adele për publikun që ndoqi koncertin e saj në Mynih.

Tutje ajo gjithashtu tregoi lajmin për një martesë teksa zbuloi një unazë me diamant para audiencës mijëra spektatorëshe. /Gazeta Enigma

Related Articles