Aderuesit fanatik të sportit numër 1, futbollit, sot dhe nesër, e shtunë dhe e diel, do të kenë mundësi të shohin ndeshje interesante në katër ligat kryesore të futbollit europian.
Në Premier League gjatë ditës zhvillohen tri ndeshje. Vëmendja kryesore do të jetë e fokusuar te takimi Liverpool – NewCastle United. Kjo ndeshje është e rëndësisë veçantë për skuadrën e Xherdan Shaqirit pasi do ta ketë mjaftë sfiduese konkurrencën për të siguruar një pozitë që e shpie ne arenën ndërkombëtare. Në këtë sfidë Liverpool rival të drejtpërdrejtë ka Chelsea, Aston Villa etj, ndaj fitorja e sotme kundër NewCastle mbetet imperativ i vetëm, pa alternativë!
Ndeshje me interes në ‘La Liga’ është ajo mes Real Madrid dhe Real Betis, ku futbollistët e Zinedin Zidan kanë vetëm një synim, fitoren, për të mbajtur hapin drejt titullit krahas me Atletico Madrid. Kjo e fundit kryeson tabelën me 73 pikë pas 32 xhirove, tri më shumë se Real që e përcjellë këmba-këmbës.
Ndeshja kryesore në Bundesligën Gjermane është ajo që zhvillohet në mes të Wolsburg dhe Borusia Dortmund, ndërsa takim joshës pritet të jetë ai mes Bayern Lewerkusen dhe Eintracht Frankfurt. Për aderuesit shqiptar me interesim të shtuar pritet takimi Union Berlin – Verder Bremen. Kjo pasi skuadra e Milot Rashicës është e rrezikuar skajshmërisht për rënie nga Bundesliga, ndaj epilogu nga ky takim është krucial në luftë e saj për mbijetesë.
Në ‘Serie A’ ndeshjet kryesore zhvillohen gjatë ditës së diel, ku padyshim fokusi kryesor është tek skuadrat që synojnë plasman në mesin e katër të parave, pozita këto që shpiejnë drejtpërdrejtë në Champions League, (Milan, Atalanta, Juventus e Napoli), pasi lufta për titull te kampionit pothuajse është sqaruar, ngase Inter ka krijuar diferencë solide prej 10 pikësh, 6 javë para mbylljes së edicionit.