Partia Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi në rrjete sociale bëri të ditur se në këto zgjedhje po garon me 237 të rinj nën moshën 30 vjeç për kuvendet komunale dhe postet e kryetarëve të komunave, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas tyre ky angazhim i rinisë tregon angazhimin e PDK-së për energjinë dhe potencialin e rinisë, duke ofruar shpresë dhe mundësi për një të ardhme më të mirë në nivel lokal, u shpreh i pari i subjektit, Memli Krasniqi, transmeton klankosova.tv.
Derisa edhe vet duke vlerësuar lart potencialin e tyre, Krasniqi u shpreh se me përkushtimin më të plotë ua dhanë të rinjve besimin për përgjegjësitë ndaj shtetit të Kosovës. /Gazeta Enigma/