Furgoni me nxënës doli nga rruga dhe ra në greminë, mes të lënduarve edhe shoferi

Furgoni me nxënës doli nga rruga dhe ra në greminë, mes të lënduarve edhe shoferi

Policia e Bulqizës ka reaguar në lidhje me furgonin që doli nga rruga e u përplas.

Sipas uniformave blu të lënduar kanë mbetur 6 persona, shoferi dhe pesë nxënësit. Për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Njoftimi i policise

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Related Articles