Në adresë të Policisë, një person ka deklaruar se ishte shantazhuar nga një person tjetër i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi mashkull kosovar me datën 22.05.2025 ka deklaruar se ishte shantazhuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur që do i postoj disa foto në rrjete sociale nëse nuk i përmbush kërkesën për dhënien e parave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.