Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi dyshohet se të njëjtit kanë trafikuar dhe mundësuar dy viktimave të mitura të takohen me njerëz, me qëllim të shfrytëzimit seksual, raporton Gazeta “Enigma”.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Fushë Kosovë (NN) 14.06.2021 – 11:40. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dy kosovarë dhe një kosovar, pasi që dyshohet se kanë trafikuar, rekrutuar, transportuar, strehuar dhe mundësuar dy viktimave të mitura, që të takohen me persona të ndryshëm, me qellim të shfrytëzimit seksual në këmbim të parave. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.