Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë me rastin po merret njësiti i trafikut./Gazeta Enigma/