Futbollistët e SC Gjilanit surprizojnë me dhurata për fundvit nxënësit e një shkolle në Gjilan

Futbollistët e SC Gjilanit surprizojnë me dhurata për fundvit nxënësit e një shkolle në Gjilan

Futbollistët e SC Gjilanit së bashku me stafin teknik, kanë surprizuar me dhurata për fundvit, fëmijët e shkollës së mesme të ulët ” Zija Shemsiu”, pjesë e cilës janë edhe disa nxënës me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Enigma.

“Duke vlerësuar se nuk duhet të ekzistojnë barriera në shoqëri dhe të gjithë jemi të barabartë, fëmijët pranuan disa dhurata modeste dhe morën bluzat e firmosura nga vetë futbollistët”, ka shkruar klubi në llogarinë zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë:

Futbollistët e Gjilanit surprizuan fëmijët në shkollën “Zija Shemsiu” në lagjen e Zabelit, në të cilën vijojnë mësimin edhe disa nxënës me nevoja të veçanta. Duke vlerësuar se nuk duhet të ekzistojnë barriera në shoqëri dhe të gjithë jemi të barabartë, fëmijët pranuan disa dhurata modeste dhe morën bluzat e firmosura nga vetë futbollistët.

Related Articles