Futbollistët e Zurichut e festojnë titullin e kampionit me këngën e Dafina Zeqirit

Futbollistët e Zurichut e festojnë titullin e kampionit me këngën e Dafina Zeqirit

Zurichu u shpall kampion i Zvicrës. Ky është titulli i tyre i parë pas 13 vjetësh pritje dhe e kanë arritur 2-0 me fitoren ndaj Baselit katër xhiro pa përfunduar sezoni

Golat për Zurichun i shënuan Assan Ceesay dhe Nikola Boranijasevic.

E festa në këtë qytet ishte e paparë. Në zhveshtore të ekipit, nuk mungoi as kënga shqipe.

Shënuesi i golit, futbollisti nga Gambia, Ceesay e ka publikuar një video në Instastory, ku shihet duke vallëzuar dhe duke e kënduar këngën e Dafina Zeqirit “Llafe Llafe”.

Pjesë e këtij suksesi të Zurichut ishte edhe futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli.

Related Articles