Një futbollist brazilian, i cili dikur krahasonte veten me Lionel Messin, shkatërroi veturën e tij luksoze McLaren prej 500 mijë funte teksa po shijonte pushimet e tij.
Paulo Henrique Santos – i njohur më mirë si Paulinho, goditi një pemë pasi humbi kontrollin e superveturës së tij në një rrugë të lagësht, njofton TheSun.
27-vjeçari, i cili luan për klubin e Superligës Kineze, Portin e Shanghait, si anësor, i shpëtoi një dëmtimi të rëndë.
Por pjesa e përparme e McLaren 600LT-së së tij tani është jashtë rrugës pasi pjesa e përparme e automjetit u shkatërrua./Gazeta Enigma/