Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka ftuar Lumbardh Dellovën për dy miqësoret e marsit.
Qendërmbrojtësi i Ballkanit do t’i bashkohet Kosovës për miqësoret ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.
Dellova iu ka bashkuar Kosovës si zëvendësues i Emir Sahitit të Hajduk Splitit i cili nuk mund t’i bashkohet “Dardanëve” për shkak të lëndimit.
Kujtojmë që Dellova iu bashkua Ballkanit në janar të këtij viti nga Hajduk Spliti./Gazeta Enigma/