Futbollisti i Fiorentinas, Edoardo Bove, është nisur drejt spitalit.
Kjo për shkak se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë ndeshjes ndaj Interit.
Ai ra pa ndjenja në fushë.
Fillimisht mori ndihmen e lojtarëve të dy skuadrave derisa më pas intervenoi stafi mjekësor.
Ndërkohë autoambulanca mbërriti në fushë dhe mori lojtarin duke e dërguar në spitalin më të afërt.
Gjendja e tij ende nuk dihet.
Derisa ndeshja mes Fiorentinas dhe Interit nuk do të vazhdojë sonte. /Gazeta Enigma