Derbi i Londrës: Arsenali dhe Chelsea startojnë me më të mirët, formacionet zyrtare

Derbi i Londrës: Arsenali dhe Chelsea startojnë me më të mirët, formacionet zyrtare

Arsenali është nikoqir i Chelseat në takimin që luhet në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin Emirates, ndërsa është një takim i zjarrtë, duke ditur se të dy skuadrat vijnë nga Londra.

Arsenali e humbi takimin e parë në edicionin në udhëtim te Brentfordi me rezultat 2-0, derisa ndaj The Blues shpresojnë të marrin tre pikë.

Në anën tjetër, Chelsea e nisi me fitore bindëse 3-0 ndaj Crystal Palaces, e që duan të vazhdojnë me fitore, gjersa debuton Romelu Lukaku.

Formacioni zyrtare i Arsenalit: Leno, Holding, Tierney, Alves Soares, Marí, Smith Rowe, Saka, Sambi Lokonga, Martinelli Silva, Xhaka(c), Pépé.

Formacioni zyrtar i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, James, Jorginho, Kovacic, Alonso, Mount, Lukaku, Havertz.

Related Articles