Dy futbollistët kosovarë, Naxhi Berisha dhe Rijad Jashari kanë udhëtuar në Kroaci për t’u paraqitur në prova tek gjiganti kroat, Hajduk Split.
Futbollisti i ri Naxhi Berisha që luan për FC Prishtina U19 do të testohet te klubi i njohur kroat Hajduk Split.
Me Berishën në prova do të jetë edhe futbollisti Rijad Jashari që është pjesë e 2 Korrikut.
Dy futbollistët e talentuar kosovarë do të qëndrojnë për dy javë në ekipin e Hajduk Splitit, ku edhe do të zhvillojnë disa takime miqësore, me ç’rast do të shfaqin talentin që e posedojnë.
Mundësia për t’u provuar të dy futbollistët në fjalë erdhi pas angazhimit të skautit të Hajduk Split për Kosovë e Shqipëri, Albin Sahatqija. Naxhi Berisha është nën menaxhimin e kompanisë SEE Talents që ka në fokus transferimin e lojtarëve në klube të jashtme.
Më poshtë keni disa fotografi të futbollistëve kosovarë në stadiumin e Hajduk Splitit: