Jasir Asani në bisedime të avancuara me skuadrën nga La Liga e Spanjës

Jasir Asani në bisedime të avancuara me skuadrën nga La Liga e Spanjës

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani pritet që së shpejti të ndërrojë mjedis.

28-vjeçari që momentalisht luan në skuadrën nga Koreja Jugore Gwangju, është në bisedime të avancuara me skuadrën Las Palmas.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht nga burime të sigurta të lajmi.net pranë futbollsitit.

Las Palmas momentalisht ndodhet në pozitë e tetë në La Liga.

Asani në këtë vit e arriti “bumin” si futbollist me Kombëtaren e Shqipërisë duke realizuar eurogola në fushatën kualifikuese për “Euro 2024”, me ç’rast Shqipëria është kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Ai realizoi ndaj Moldavisë dhe Republikës dhe Çekisë dhe Polonisë.

Asani ka kontratë me Gwangjun deri në dhjetor të vitit 2024.

Ai në 30 paraqitje me këtë skuadrës i ka shënuar shtatë gola.

Futbollisti nga Shkupi më parë ka luajtur në Hungari te Kisvarda te FK Partizani në Shqipëri, AIK në Suedi, Pobeda Prilep në Maqedoninë e Veriut, Vardari dhe FC Shkupi. 

Related Articles